Sipas Gostivarpress, fillimi i Javës së Fëmijëve u shënua me një shëtitje nëpër Gostivar dhe shoqërim në sheshin e qytetit. Aktivitetet zhvillohen brenda programit të kopshteve në Gostivar.

Gjatë javës janë paralajmëruar punëtori me prindër, lojëra dhe aktivitete lidhur me ekologjinë dhe kreativitetin e fëmijëve. Nga kopshtet theksojnë se fëmijët duhet të kenë një fëmijëri të sigurt dhe mundësi të barabarta për zhvillim.