Liga e klubeve auto-moto të Maqedonisë (LAMM) informon se trafiku në vend zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Jashtë zonave urbane, trafiku është me intensitet të moderuar.
Nga LAMM theksojnë se në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia. U bëhet apel shoferëve të kenë kujdes me shpejtësinë, veçanërisht në lugina ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
