Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, gjatë dy dekadave të fundit numri i nxënësve në Maqedoni është ulur me 28%, dhe vetëm në shtatë vitet e fundit janë humbur 17,000 nxënës. Në të njëjtën kohë, numri i mësuesve është rritur me 46%.
UNICEF në analizën e tij apelon se nuk ka nxënës të shkëlqyer pa një staf mësimor të shkëlqyer dhe thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin arsimor për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.
